Gurakuqi: Demokratët e bazës kërkojnë daljen me një kandidat në Shkodër, jemi ende në sistemin e komandave

Gurakuqi: Demokratët e bazës kërkojnë daljen me një kandidat në Shkodër, jemi ende në sistemin e komandave

Pedagogu i njohur Romeo Gurakuqi ka analizuar zhvillimet e fundit brenda të djathtës shqiptare, duke u shprehur se pjesa më e madhe e demokratëve është e papërfaqësuar dhe se ndarja në PD është për interesa personale.  

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Gurakuqi tha se demokratët e bazës kërkojnë daljen me një kandidat të vetëm në zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër. Ndër të tjera ai propozoi si model Lidhjen Demokratike të Kosovës që fitoi komunën e Prishtinës me kandidatin Përparim Rama.

E papërfaqësuar, është pjesa më e madhe. Unë jam në kontakte të përditshme me të njëjtët njerëz që kam përfaqësuar në Parlament, jam çdo fundjave në bazë, edhe kam kontakte me drejtuesit. Pjesa më e madhe e tyre janë për daljen me një kandidat. Para dy ditëve në media kam bërë thirrje për rastin e Shkodrës që e djathta duhet të dalë me një kandidat. Qytetarët më të thjeshtë të Shkodrës ma kanë kërkuar, bëj diçka, thuaju atyre që PD në Shkodër duhet të dalë me një kandidat. Praktikisht është një ndarje e thellë mes palëve, bëhet fjalë për interesa individuale. Unë i kuptoj arsyet e të dyja palëve. Kam mbajtur në këtë konflikt qëndrimin më të arsyeshëm që pjesa më e madhe e shoqërisë e ka mbajtur”, tha Gurakuqi.

Unë kam propozuar për Shkodrën modelin që zgjodhi LDK për Prishtinën. Shkodra ka nevojë për korrigjim sistemik të rendit. Hapësira komunitare është A-ja për lejimin e konditave për investimeve, në një krahinë që është kthyer në xhep të varfërisë. Qytetari ikën për shkak të mungesës së rendit publik, prishjes së rendit të vlerave. Janë prishur rregullat me të cilin ai qytet është qeverisur. Është mësuar të mos ecë sipas linjave të njerëzve që janë të dhunshëm, por të ecë sipas arsyes. Situata në PD ka përcaktuar, por nuk është se nuk ka zgjidhje. Por për sa kohë nuk respektohen rregullat demokratike brenda partisë që kush humb duhet të largohet, por në vend se të krijohet një sistem i karrierës brenda partive politike, ne ende jemi në sistemin e komandave”, shton ai.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy