Avokati Artan Simoni thotë se ndërprerja e fondeve të USAID-it do të ndikojë më së shumti te trajnimi i gjyqtarëve. Në studion e MCN, ai tha se pavarësisht kësaj, struktura e sistemit të drejtësisë mbetet e paprekur për shkak të financimit nga buxheti i shtetit.

Do të ketë një lloj efekti pasi financimet e USAID janë mbështetëse. Në vitin 2015, qeveria shqiptare ka bërë një marrëveshje me USAIDIN për mbështetjen e të gjitha strukturave për formimin e gjyqtarëve. Nga pikëpamja strukturore e sistemit të drejtësisë nuk ndryshon asgjë sepse është i mbuluar nga buxheti i shtetit. Por trajnimet e veçanta do të preken. Por fondet e USAID kanë të bëjnë edhe me investigimin në fushën e gazetarisë, por edhe për struktura të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e shoqërisë. USAID vepron në shumë degë. Ajo që e ndiejmë më shumë është ndihmesa në fushën e drejtësisë. Në këtë aspekt është folur për ndikime nëpërmjet këtyre fondeve. Këto janë lidhur me Xhorxh Soros.

Simoni komentoi edhe arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Është një temë e përfolur prej kohësh. Ka qarkulluar ndër kolegët e mi, por edhe në ambientin publik. Shumë shqiptarë e prisnin një gjë të tillë. Në komentet e përgjithshme që hasim është fakti që duhej të ishte bërë më parë si arrestim. Për arrestime të tilla, shumë do të thonë pse nuk u bë më herët dhe u bë pikërisht tani. Prokuroria ka axhendën e vet.

Veliaj mund të dalë në arrest shtëpie, pasi pala mbrojtëse mund të paraqesë prova. Mendoj se është herët që të arrijmë në konkluzione. Gjithçka mbetet për tu vlerësuar sepse askush nuk mund ti tijë të gjitha informacionet si prokurori i çështjes.