Vendimi për Ballukun/ Beleri: Rama do e ketë të vështirë ta justifikojë para ndërkombëtarëve. Nëse nuk ka shtet ligjor, nuk ka integrim (VIDEO)

Vendimi për Ballukun/ Beleri: Rama do e ketë të vështirë ta justifikojë para ndërkombëtarëve. Nëse nuk ka shtet ligjor, nuk ka integrim (VIDEO)

Eurodeputeti Fredi Beleri tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se kryeministri Rama do ta ketë të vështirë të justifikojë tek ndërkombëtarët vendimin e sotshëm për Belinda Ballukun, pasi tregoi se ka dy standarde. 

 

Duke vijuar, Beleri tha se në Shqipëri nuk ka garanci ligjore. 

 

Sipas Belerit, Rama duhet të shfrytëzojë momentin dhe të ‘hipë në varkën’ që të çon në integrimin e BE-së duke qenë se situata është e favorshme dhe aletatët janë pozitivë. 

 

Do të shohim nëse do të ketë pasoja në integrimin e Shqipërisë. Edhe kolegët tanë në BE E prisnin këtë vendim se Rama e kishte bërë me dije shumë kohë më para. Do ishte vendim i drejtë nëse nuk do të ishte vendim me dy standarde. Është hera e parë që Rama merr vendim për të mbrojtur një pushtetare të niveleve të larta siç është Balluku. Nëse do e kishte bërë në raste të tjera do mendonim se ishte parimore dhe do mund ta mbronte para ndërkombëtarëve. Do e ketë të vështirë për ta argumentuar këtë vendim.

 

Jemi në një situatë të favorshme për zgjerimin e BE. Nuk do të jetë gjithmonë kështu. Duhet të bëjmë hapat që duhen bërë për plotësimin e kushteve për integrimin pasi nuk do të jetë gjithmonë koha e përshtatshme dhe nuk do të jenë gjithmonë aleatët në BE kaq pozitiv për integrimin. 

 

Shqipëria duhet të hipë tek varka që të çon drejt integrimit duke mos u fshehur pas gishtit dhe duke mos mbajtur dy standarde për drejtësinë, nuk mund të justifikojë. Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi. 

 

Është e vështirë të justifikojë pse Meta e Veliaj janë në burg dhe Ahmetaj në arrati, ndërsa Balluku në zyrën e saj të parlamentit. Nuk kemi garanci ligjore. A do mund të justifikohet tek ndërkombëtarët, sado dashamirës të jenë? Besoj se jo. 

 

Nuk mund të kem informacion të tillë. Unë dëgjoj deklaratat e tyre që janë shumë të qarta. Nuk duhet të ketë drejtësi me dy standarde dhe nuk duhet që politika të bëhet barrierë për të penguar hetimet. 

 

Sipas Belerit, nëse nuk realizohen reformat dhe në Shqipëri nuk ka shtet të së drejtës nuk ka integrim në BE. 

 

Garanci nuk ka sepse dita e sotme nuk ngjan me të nesërmen sa i përket situatës gjeopolitike ndërkombëtare. Duhet të jesh naiv të besosh se këto gjëra kanë siguri. Nëse nuk të intereson integrimi mund të jesh i bindur që mund të ndodhë me pilotin automatik në vitin 2030.

 

Nëse nuk realizon reformat, shteti i së drejtës nuk funksionon, nuk ka për t’u futur asnjë shtet sado situata gjeopolitike të jetë e favorshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy