Plani i Bashës për arsimin, Komisionerja e BE: Evropa duhet të përfitojë nga potenciali i të gjithë talenteve

Plani i Bashës për arsimin, Komisionerja e BE: Evropa duhet të përfitojë nga potenciali i të gjithë talenteve

Gjatë një diskutimi me kryedemokratin Lulzim Basha, Komisionerja e BE, Mariya Gabriel, vlerësoi planin e Partisë Demokratike për arsimin në Shqipëri, duke e cilësuar atë një iniciativë të rëndësishme.

Në fjalën e saj, Komisionerja u shpreh se të gjithë kanë nevojë për njerëz me aftësi, ndaj dhe sipas saj, me buxhetin e ri të programit Erasmus +, 26 miliardë Euro për periudhën e ardhshme, do të ketë shumë më shumë mundësi për këtë dhe natyrisht kjo do të thotë më shumë mundësi për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për ne, kjo iniciativë me aleancat universitare, është një nga më të rëndësishmet, nëse dëshironi të arrini fushën arsimore evropiane. Kështu që, unë vetëm mund të inkurajoj bashkëpunimin, krijimin e një platforme të përbashkët për shkëmbim midis universiteteve në Shqipëri dhe universiteteve si ju sot, sepse ky është një sinjal shumë i fortë. Unë po flas këtu për arsimin dhe aftësimin profesional. Ne të gjithë e dimë që do të ketë nevojë për njerëz me këto aftësi, ne duhet të riaftësojmë dhe tu përmirësojmë aftësitë disa prej tyre. Ajo që është e mirë është që ne duhet të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë tanë, të cilët kanë lënë arsimin dhe janë joaktivë.

Elementi i dytë, është e rëndësishme të dini se studiuesit nga Ballkani Perëndimor janë tashmë të integruar mirë në komunitetin shkencor evropian. Dhe këtu do të doja të inkurajoja të gjithë Universitetet Shqiptare, studiuesit, ndërmarrjet, organizatat kërkimore, për të rritur përfshirjen e tyre në Programin tonë Primar Evropian për Trajnimin dhe Zhvillimin e Karrierës së Studiuesve. Duke filluar tashmë këtë vit, në 2021, Programi i parë i Punës Horizont do të përfshijë masa konkrete për Ballkanin Perëndimor, për të nxitur bashkëpunimin dhe për të forcuar kapacitetet e Institucioneve Kërkimore në rajon”, u shpreh ajo.

Në fund ajo theksoi se, përpjekjet e tyre do të jenë të suksesshme vetëm kur Evropa mund të përfitojë nga potenciali i të gjithë talenteve të saj.

Kjo është arsyeja pse duhet të nxisim edhe barazinë gjinore në arsim, kërkim dhe inovacion. Në Shqipëri, shifrat paraprake tregojnë në të vërtetë një përqindje shumë më të lartë të grave në mesin e të diplomuarve të doktoratës mbi 16% dhe shkallën më të lartë të rritjes në të gjitha vendet anëtare dhe vendet e treta në vitet e fundit, gjë e cila është shumë inkurajuese.

Kështu që, mendoj se kur flasim për mënyrën se si të shtyjmë të rinjtë për t’u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin të qëndrojnë në vendin e tyre, sigurisht që është ajo mundësi që u jepet nga teknologjitë e reja. Kështu që Komisioni Evropian është këtu për t’ju ndihmuar, për të mbështetur Shqipërinë, rajonet e Ballkanit Perëndimor”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy