Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është paraqitur sot në GJKKO ku ka kërkuar të gjykohet me procedurë të shkurtuar.

Kërkesa e tij, së bashku me të dyshuarit e tjerë, do të vendoset nga gjykata nëse do të pranohet ose jo.
Në rast se procesi do të zhvillohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar, Dakos do t’i ulet 1/3 e dënimit nëse shpallet fajtor.



