Meksi: Shqiptarët s’kanë më besim t’i drejtohen drejtësisë. Ka aq vakum saqë po marrin njerëz të paaftë e mediokër

Meksi: Shqiptarët s’kanë më besim t’i drejtohen drejtësisë. Ka aq vakum saqë po marrin njerëz të paaftë e mediokër

Avokati Redon Meksi tha në “MCN Economy” se shqiptarët nuk kanë më besim t’i drejtohen drejtësisë për shkak të vonesave të mëdha në proceset gjyqësore.

Po ashtu Meksi vuri në dukje se vakumi është aq i madh, saqë po merren njerëz të paaftë dhe mediokër si gjyqtarë.

"Për atë punë u bë Reforma në Drejtësi për të lejuar këtë vakumin. Kush ka pasur sy dhe të qartë dhe të pastër, pa u ndikuar nga SHBA, BE, e shihte që në ditët e para, mënyra se si u përpilua që do sillnin këtë vakum, do sillnin këtë problem. Nisi nga Gjykata Kushtetuese. Ti lë Shqipërinë për 4 vjet pa Gjykatë Kushtetuese ku Parlamenti kaloi çdo lloj ligji antikushtetues që kishte dëshirë, pa asnjë lloj rezistence. E lë pa Gjykatë të Lartë, vazhdon me Apelin dhe tani ke arritur në Shkallë të Parë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ke arritur në atë pikë saqë sot po fut në Magjistraturë njerëz pa mesatare. Ke një vakum aq të madh saqë do marrësh njerëz të paaftë, mediokër dhe do t’i vësh gjyqtare, kur kishte edhe zgjidhje të tjera, avokat mbi 15 vjet. Të bëhesha unë gjyqtar, pse ky i riu me mesatare 5 të fitojë konkursin. Vonesat janë të tilla saqë po i shtyjnë qytetarët të mos shkojnë më në gjyq, por t’i zgjidhin në forma të tjera. Shqiptarët nuk kanë më besim të shkojnë te drejtësia, t’i drejtohen drejtësisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy