Liam Abasllari, një 2-vjeçar nga Pogradeci, është bërë viral në rrjetet sociale për kërcimin e tij në dasmat e familjes.
Në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", prindërit dhe familjarët e tij ndanë me emocion pasionin e tij të jashtëzakonshëm për kërcimin dhe mënyrën se si ai ndjek ritmin e valleve si një i rritur.
Marsilda, mamaja e Liamit, tregon se djali i saj ka pasion për kërcimin dhe e zbuluan atë rastësisht gjatë dasmës së motrës së saj.
Sipas saj, Liam kërcente natyrshëm, duke përdorur intuitën e tij.
Para se të fillonte dasma e motrës, Liam vetë thoshte: 'Mami ziz-zik', që do të thotë se ai e donte muzikën dhe donte të vallëzonte.
Ai shikonte njerëzit që kërcenin dhe i ndiqte ata, duke mbajtur ritmin si një i madh.
Tezja e Liamit gjithashtu rrëfen se të gjithë ishin të befasuar kur, gjatë dasmës së saj, ai mori drejtimin e vallëzimit.
Unë e kaloja këmbë për këmbë dhe ai ndiqte ritmin dhe kërcente vetë. Të gjithë u befasuan kur e panë duke kërcyer si të ishin të tjerët.
Pasioni i Liamit për kërcimin ka mahnitur të gjithë, dhe tani ai është një yll i vogël në dasmat e familjes, duke vallëzuar me ritëm dhe elegancë të natyrshme.



