Shqiptarët fitojnë zgjedhjet e Tuzit (VIDEO)

Shqiptarët fitojnë zgjedhjet e Tuzit (VIDEO)

Aleanca e partive shqiptare është fituese e zgjedhjeve në Tuz të Malit të Zi. Pavarësisht se rezultatet zyrtare nuk janë shpallur ende, Nikë Gjeloshaj ka siguruar shumicën e votave që e bëjnë kryetarin e ri të Komunës së Tuzit.

Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”.

Në bazë të rezultateve paraprake, Nikë Gjeloshajn ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit.

DSP e Milo Gjukanoviçit ka marrë 2490 vota, ose 31 % të totalit, ndërsa Partia boshnjake ka marrë 960 vota, ose rreth 12 % të totalit.

Pavarësisht fitores së Gjeloshajt, nuk dihet nëse shqiptarët do të arrijnë të marrin shumicën në këshill.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy