Zbulimi i gazit në Akërni, specialistët e AKBN zbresin në terren

Zbulimi i gazit në Akërni, specialistët e AKBN zbresin në terren

Pas publikimit në media për praninë e gazit në zonën e Hidrovorit në Akërni, specialistë të Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë mbërritur pasditen e së mërkurës në terren për të verifikuar nga afër situatën dhe për të përcaktuar burimin e saktë të çlirimit të gazit.

 

Prania e gazit u konstatua në një zonë pranë pyllit të Hidrovorit, rreth një kilometër larg nga aeroporti i Vlorës, ku më herët është vendosur edhe një tabelë paralajmëruese për të shmangur kalimin e qytetarëve në zonë, për shkak të rrezikut të mundshëm.

 

Sipas informacioneve paraprake, vetë AKBN nuk ka dhënë asnjë leje për shpime apo ndërhyrje në këtë territor. Burime pranë institucioneve bëjnë me dije se një nga pistat që po verifikohet lidhet me karakteristikat kënetore të zonës së Akërnisë, ku ndër vite mund të ketë pasur çlirim natyral gazi.

 

Specialistët kanë kryer inspektime në terren dhe kanë marrë të dhëna paraprake, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të nevojiten analiza të mëtejshme teknike për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një fenomen natyror apo për pasojë të ndërhyrjeve  në zonë.

 

Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur një grup pune që do të mbajë në monitorim të vazhdueshëm situatën edhe gjatë ditëve në vijim. Qëllimi është shmangia e çdo rreziku të mundshëm për banorët, mjedisin dhe zonat përreth, deri në daljen e një përfundimi zyrtar mbi praninë e gazit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy