Që disa muaj më parë kur Emma Stone u shfaq me flokë me dy ngjyra në filmin “Cruella De Mon”, trendi “Skunk” i flokëve është bërë një trend në rrjetet sociale.

Flokët me dy ngjyra janë bërë një trend i vërtetë edhe në mesin e yjeve të shoë biz-it. Pas trendit të flokëve ku ngjyra e zbehtë dhe e gjallë fshihej në pjesën e poshtme të flokëve, për vjeshtën 2021 tendenca e flokëve bëhet më e guximshme duke kombinuar tonet e lehta dhe shkëlqyese të biondes me ato më të errëta dhe më të thella të kafes.

Nëse nuk i keni provuar këtë verë nga frika se mos i prishni me diell dhe kripë, vjeshta është koha ideale për të ndryshuar pamjen tuaj me një ngjyrë dy- tonëshe.

Trendi quhet “flokë skunk” sepse kontrasti i ngjyrave të kujton pallton e skunk.

Nuk mund të harrohet trendi i viteve '90, kur Geri Halliwell dhe Gwen Stefani të Spice Girl mbanin flokë me dy ton. Gwen Stefani nuk humbi kohë dhe ktheu flokët në dy ngjyra, ashtu si yjet e tjerë si Dua Lipa dhe Billie Eilish.

Për të rikrijuar trendin është e nevojshme të zbardhni një pjesë të flokëve për të marrë një efekt kontrasti me pjesën e mbetur të flokëve.

Për shembull, mund të krijohet një nënndarje gjeometrike: ato me një ndarje qendrore, për shembull, mund të ngjyrosin të dy anët me dy tone të ndryshme.
:max_bytes(150000):strip_icc()/ScreenShot2021-03-24at1.19.20PM-4bad44e1ad0e4537a7f9903a8985c501.png)
Ndër kontrastet më të njohura janë ato të çelëta - të errëta , me njërën pjesë të flokëve ngjyrë kafe të errët ose të zezë dhe tjetrën bjonde platini, por gjithashtu mund të luani me ngjyra duke krijuar kontraste më të gjalla, të tilla si e zeza me jeshile.




