Një delegacion i Kongresit amerikan ka mbërritur në Tiranë dhe po zhvillon takime me krerë të lartë të shtetit dhe politikës. Axhenda e takimeve ka nisur me presidentin Bujar Nishani, ndërsa pas Presidencës, delegacioni prej shtatë kongresmenësh është pritur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Delegacioni kryesohet nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë, Bob Goodlatte.
Në Kryesinë e Kuvendit, kongresmenët amerikanë kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, presidentin e zgjedhur, Ilir Meta, si dhe krerë të komisioneve e përfaqësues të tjerë të Parlamentit. Delegacioni pritet të zhvillojë një takim me liderin e opozitës, Lulzim Basha, në orën 17:00.
Delegacioni
Bob Goodlatte
Peter DeFazio
Steve King
David Cicilline
Jason Smith
Dave Trott
Matt Gaetz



