Një rivalitet i ri dhe i fortë po lind brenda kampit të republikanëve

Një rivalitet i ri dhe i fortë po lind brenda kampit të republikanëve

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, teksa rivaliteti i zjarrtë mes dy republikanëve vloi në zgjedhjet e fundit të mes-mandatit në SHBA.

Trump nënçmoi ish-nxënësin e tij politik si një guvernator "mesatar", i mungonte "besnikëria".

DeSantis, 44 vjeç, u rizgjodh me një shumicë dërrmuese në zgjedhjet e së martës dhe tani konsiderohet ylli në ngjitje i republikanëve.

Ai pritet të shpallë kandidaturën për të qenë shefi i ri i Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Megjithatë të njëjtës rruge ka gjasa t’i qëndrojë edhe 76-vjeçari Donald Trump. Ish-Presidenti amerikan mbetet një personazh jashtëzakonisht popullor në bazën e partisë.

Në çdo rast ai do të ishte një kundërshtar i frikshëm për DeSantis, ose çdo republikan tjetër që guxon ta sfidojë. Në një deklaratë të gjatë të enjten mbrëma, Trump u përpoq ta relativizojë guvernatorin e Flordias duke e cilësuar “një peshë të lehtë politike”. Trump vuri po ashtu në dukje se ai kishte shkuar në formë të dëshpëruar kur  kandidoi për mandatin e tij të parë në detyrë në 2017.

"Roni nuk kishte aprovim të lartë, dilte keq në sondazhe dhe i mungonin paratë, por ai tha se nëse unë do ta mbështesja mund të fitonte," u shprehTrump. “E rregullova edhe fushatën e tij, e cila ishte shkatërruar plotësisht”, shtoi ai.

Trump tha se DeSantis, të cilin e thërret ndryshe me nofkën "Ron DeSanctimonious"  po "luante lojëra" duke refuzuar të përjashtonte një ofertë presidenciale. “Epo, për sa i përket besnikërisë dhe klasit, kjo nuk është me të vërtetë përgjigja e duhur”, shtoi Trump.

Ish-presidenti amerikan pritet gjerësisht të shpallë planin e tij për një rikthim në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy