Gazetari Robert Papa komentoi në edicionin e lajmeve në MCN Tv zhvillimet e fundit në politikën shqiptare dhe amerikane. Papa u shpreh se të djathtës i duhet një lider i fortë si Berisha, i cili sipas tij dha një përgjigje të zgjuar kur u pyet nëse është uruar nga ambasadorët, pasi këta të fundit s’janë kryetarë partish.
Opozita lipset në çdo vend të botës dhe partitë e djathta gjithmonë pranojnë një lider të fortë, Berluskoni, Orban. Te PD nëse duan një lider të fortë, i forti është Berisha. E provuan me Bashën. Berisha ka kaluar një proces zgjedhor, i provoi kundër të gjithë, sfidoi vijën e DASH. Është një vit shpenzim energjie për të hequr një mediokër si Basha. Jam i bindur që fati i Shqipërisë vendoset në Shqipëri. Berisha është i zgjuar, tha asnjëherë s’më kanë uruar ambasadorët. Ambasadorët s’janë kryetar partish. Nuk kemi një parti reale të djathtë, prona, familja, të duash atdheun, nacionalist. Në këtë skenë i takon PD-së, duhet të jetë më e djathtë...”
Papa e konsideroi qeverinë e Ramës, një kabinet me ministra teknike që drejtohet nga një gjysmë autokrat. Ai u shpreh i bindur se nëse Rama bindet se votat e diasporës ndryshojnë qeverinë, nuk do lejojë votën e tyre në zgjedhje.
Fakti që Rama është në pushtet që nga viti 1997, merr votat e të kuqve shqiptar, dhe duke pasur kaq shumë pushtete është diçka e keqe, në një vend që ekonomikisht është shumë prapa botës. Përgjegjësia për largimin e shqiptarëve i takon qeverisë. Ai emëron ministra që s’kanë lidhje me PS-në. Një qeveri teknike me një gjysmë autokrat. Amerikanët duan status quo-n. Kanë qenë gjithmonë me atë që ka qenë në zyrën e kryeministrit. Fatkeqësisht s’kanë mbajtur qëndrime për korrupsionin, tani kanë filluar. Për një njeri që kthehet pas 30 vitesh edhe hap ekranin edhe sheh përsëri këta është e dhimbshme. Sistemi mban ata në lojë. Disapora duhet të votojë, por ne s’paguajmë taksa. Ne dërgojmë remitanca, na takon diçka. Nëse do t’i jepej e drejta diasporës të votonte ne ndërrojmë pushtetin. Por nuk do të thotë që janë të gjithë me PD, ka edhe të majtë, të ndarë janë shqiptarët. Nëse Rama është i bindur që me votimin e diasporës humbet s’do të na i jap këtë të drejtë”.
Teksa foli për primaret në SHBA, Papa tha se nëse Trump do të garonte do të fitonte. Ai foli për segmente marksiste te demokratët amerikanë, duke përmendur edhe rolin e Sorosit.
Nuk e diskutoj që Kongresin do ta marrin Republikanët. Trump 30, 35 për qind të Partisë Republikane e kontrollon. Nëse Trump do garonte do fitonte. Demokratët kanë një ekstrem të majtë që e ka marrë peng. Me Sandersin dhe Biden-in ka një segment marksist në kuptimin e plotë të fjalës. Kultura e teorisë kritike të mendimit ka sjellë problem. Këtu ka ndikim Soros, ndikon te bordet e shkollave, emërimet e prokurorëve, që nuk arrestojnë më për vjedhje, për vrasje. Nuk është normale që një i ri amerikan duhet të bëhet 21 vjeç të votojë, dhe 18 vjeç ka të drejtë të blejë armë. Qytetet që drejtohen nga të majtët kanë më shumë më krimet. Amerika është e polarizuar. Në këtë rast që kemi luftën në Ukrainë, interesimi për vende të vogla si ne zvogëlohet. Kë favorizon? Atë që është në pushtet”
Papa tha se në vendet e drejtuara nga republikanët jetohet më mirë dhe nuk është e pranishme kultura gay, të cilën e konsideroi si mbytëse.
Nëse hyn në garë nuk ka burrë nëne ta rrahë Trumpin. Ai është brilant në pushtet. Ata e dashurojnë atdheun, e majta nuk e do atdheun. Trump është edhe racist, por në kuptimin e mirë. Trump thotë pse nuk marrim refugjatë nga Norvegjia. Duke folur në mënyrë të drejtpërdrejtë kënaq botën emocionale. Periferia, fshatrat janë me Trump. Ka një ndarje italianët, hebrenjtë të majtë, protestanët të djathtë. Në vendet që drejtohen nga republikanët jetohet më mirë. Nuk e kanë atë kulturën gay që na mbyti. Është tejkaluar masa. Kur pashë edhe ambasadoren e vendit tim...”



