Bazuar mbi një plan masash, ekipet e OSHEE janë pozicionuar në pikat kritike, në mënyrë që reagimi për zgjidhjen e defekteve/avarive të mundshme të jetë brenda një kohe të shkurtër.
Sipas OSHEE fiderat që furnizojnë hidrovoret, spitalet, objektet e rëndësishme administrative, janë fidera të një rëndësie të veçantë dhe janë marrë masa me vendosjen e grupeve te gatishmerise dhe personelit perforcues pranë tyre apo furnizimit alternativ me dy drejtime.



