Jeff Bezos la gruan për gruan e shokut?

Jeff Bezos la gruan për gruan e shokut?

Një grua tjetër është shkaku i divorcit mes Jeff Bezos dhe gruas së tij, Maccankie. Themeluesi i Amazon është në një marrëdhënie me Lauren Sanchez, gruaja e mikut të tij, Patrick Whitesell, një nga agjentët më të fuqishëm në Hollivud. Lajmin e bën të ditur “National Enquirer”, e cula ka botuar fotot e të dyve bashkë.

Marrëdhënia e tyre vijon prej paktën tetë muajsh. “National Enquirer” është tabloid në pronësi të American Media-s, botues i të cilit, David Pecker, është mik i Donald Trump, antipatia e të cilit për Jeff Bezos njihet prej kohësh.

Jeff Bezos dhe gruaja e tij, MacKenkie, nuk kishte marrëveshje paramartesore dhe kjo i hap rrugën ndarjes përgjysmë të pasurisë. Kjo sipas TMZ-së, e cila citon disa burime. Në shtetin e Uashingtonit, ku të dy do të paraqesin dokumentacionin e divorcit është në fuqi ligji për ndarjen e të mirave materiale, që do të thotë se të gjitha pronat dhe çdo borxh i akumuluar gjatë martesës do të ndahet në mënyrë të barabartë nga gjykata, në qoftë se palët nuk arrijnë një marrëveshje. Kur të dy u martuan në vitin 1993, Bezos nuk e kishte themeluar ende Amazon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy