Rritja e çmimit të ujit, PD: Bashkimi i votave PS-LSI vlen 240 milionë euro

Rritja e çmimit të ujit, PD: Bashkimi i votave PS-LSI vlen 240 milionë euro

Partia Demokratike ka reaguar me anë të anëtarit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, lidhur me votimin e djeshëm për rritjen e çmimit të ujit. Kraja akuzoi PS dhe LSI se bashkimi i votes vlen 240 milionë euro.

 “180 milionë euro për UKT-në dhe 60 milionë të tjerë për koncesionin e shkollave të Tiranës. Qindra milion euro të qytetarëve të Tiranës për interesat okulte të Erion Velisë. Por çfarë ndodhi konkretisht. Në mungesë totale transparence, të martën në mbrëmje, këshilltarët bashkiakë të PS dhe të LSI organizuan një takim të përbashkët pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile e as më pak të këshilltarëve demokratë mbi çështjen e ngritjes së tarifës së ujit”- tha ai.

Sipas tij, pas këtij takimi, këshilltarët demokratë lëshuan disa thirrje publike drejtuar të gjitha forcave politike në këshill, e në veçanti LSI-së, të mos legjitimojnë këtë aferë okulte të Veliajt.

“Thirrja jonë ishte fare e thjeshtë : 19 votat tona me 13 votat e LSI përbënin shumicën e vendimarrjes së këshillit (32 nga 61 këshilltarë në total). Ne mund të bllokonim Erion Velinë, por pazari 240 milionë eurosh rezultoi të ishte më i fortë. Të mërkurën, në orën 18:00, pavarësisht thirrjes sonë, LSI luajti me dy porta. Veliajt ju dha vota, popullit ju dha fatura”, sqaroi Kraja.

Ai theksoi me tej se dy këshilltarë të saj, Genta Mezini dhe Agim Kraja qëndruan në sallë dhe siguruan kuorumin e nevojshëm duke iu shtuar 25 votave të PS, 3 të PDIU dhe 1 vote të FRPD.

“Ndërkohë, ende pa filluar mbledhja e Këshillit, nga salla kishin dalur të gjithë këshilltarët demokratë si dhe shumica e këshilltarëve të LSI. E ripërsëris, të 19 këshilltarët demokratë kanë bojkotuar që në fillim seancën e djeshme duke mos marrë pjesë në asnjë votim apo diskutim, përfshirë rendin e ditës apo votimin e kredive të buta siç u shpif së fundmi. Dje vota e bashkimit PS/LSI vlente 240 milionë euro. Kaq duhet mbajtur mend”, tha ai. ​

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy