Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi theksoi në emisionin “Fact Check” se mangësitë e theksuara në regjistrimin e pasaktë të pronave në Shqipëri, ndihmon në pastrimin e parave.
Po ashtu Beçi thotë se gjatë 20 viteve të fundit organizata kriminale kanë nxjerrë deputetë, të cilët i kanë mbrojtur bandat në forma të ndryshme në Parlament.
Në 20 vitet e fundit në Republikën e Shqipërisë organizatat kriminale kanë rekrutuar dhe kanë kryer veprimtari ndërhyrëse në komuna, bashki, Parlament. Organizatat kriminale kanë përgatitur kandidatë për deputetë, e kanë nxjerrë deputetë, deputeti ka mbrojtur ngjyrat e bandës në forma të ndryshme kjo nuk është risi. Risi është metodologjia e raportit. Këtë radhë SPAK ka bërë një analizë ndryshe të raportit. I ka kushtuar vëmendje shitjes sa më mirë të produktit.
Metodat e pastrimit të parave janë nëpërmjet investimit në publike apo aktivitete që do gjenerojnë të ardhura që do justifikojnë të ardhurat e tua. Në shtetin shqiptar kemi mangësi të theksuara që në regjistrimin e pronave, këtë e përcaktojnë organizmat që kanë përcaktuar listën MoneyVal. Tre elementë që e ndihmojnë pastrimin e parave janë: Mosregjistrimi saktë i pronave të paluajtshme, mosparaqitja e emrave të fituesve të parave nga dividentet e kompanive dhe mungesa e eficencës së luftës kundër pastrimit të parave nga Drejtoria kundër Pastrimit të Parave, Drejtoria e Tatimeve, dhe në fund Prokuroria".
Ndër të tjera ish-prokurori tha që organizata të rëndësishme kriminale në Republikën e Shqipërisë kanë hyrë edhe në tendera duke përdorur “presta nome”-t.



