Pezullimi i fondeve IPARD, Soko: Është bllokuar i vetmi burim që kishim për të zgjeruar aseset bujqësore

Pezullimi i fondeve IPARD, Soko: Është bllokuar i vetmi burim që kishim për të zgjeruar aseset bujqësore

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e emisionit “MCN Economy” se pezullimi i fondeve IPARD ka sjellë pezullimin e të gjithë aktivitetit të zgjerimit të bujqësisë tonë.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Soko tha se ka ndikim dhe rëndësi të madhe pezullimi i IPARD 2, por akoma më e rëndësishme është pezullimi i IPARD 3.

E kemi pasur si mbështetje e vetëm në rritjen e kapaciteteve investuese në bujqësi. Kontributi në bujqësi ndahej në 2 pjesë, kontributi shtetërore që shkon drejtpërdrejt për subvencionim e fermerit.

Fondet IPARD shkojnë për investime, krijimin e aseteve bujqësore, për stalla të reja, serra të reja, për fabrika të reja.

Praktikisht pezullimi i këtyre fondeve do të thotë pezullim i të vetmit burim që ne kishim për të rritur dhe zgjeruar aseset bujqësore. Qeveria shqiptare nuk ka paramenduar një fond për zgjerimin e  aseteve bujqësore.  Kjo ka sjell pezullimin e të gjithë aktivitetit të zgjerimit të bujqësisë tonë me asetet punuese dhe përpunuese.

Pezullimi i IPARD 2 është i rëndësishëm, por me e rëndësishëm është pezullimi i IPARD 3. Situata është tensionuar. Është e rëndësishme për Shqipërinë që të fillojë të marrë.

Soko tha se bujqësia në 2024 është në dorë të Zotit.

Kur s’ka lekë ka llafe. Po filluam me togfjalëshat ‘projekt eficent’, “menaxhim ndryshe”  janë tregues që nuk do jepen lekë. Fondet për bujqësinë këtë vit janë më të ulëta. Bujqësia në 2024 është në dorë të Zotit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy