
Qeveria do të kthejë 500 milionë lekë për profesionistët e lirë që paguan këstin e tatim-fitimit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se nga ky vendim preken rreth 6.541 profesionistë të lirë.
Avokati Marash Logu tha në studion e MCN Live se kthimi i këstit është i vonuar, dhe asgjë më tepër se respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese edhe pse qeveria do ta shesë si favor në prag të fushatës elektorale.
Nuk shoh asgjë më shumë sesa një respektim të vonuar në vlerësimin tim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe detyrimi që rrjedh nga Kushtetuta për të respektuar me përpikmëri vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese.
Në Kuvendin e Shqipërisë, prej disa muajsh ka një nismë ligjore të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të realizuar aktin normativ të miratuar ditën e djeshme. E kuptoj pse ka ndodhur tani sepse Këshilli i Ministrave, kryeministri dhe ministri duan ta shesin këtë si një favor që po i bëhet profesionistëve të lirë në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 2025.
Qesja ka filluar të zgjidhet, megjithatë ajo ishte një e drejtë që e kishin fituar profesionistët e lirë nga Gjykata Kushtetuese dhe ditën e djeshme pamë realizimin e saj. Do shohim si do zbatohet nga administrata tatimore.
Nuk ka asnjë lloj ngërçi. Administratat tatimore është e detyruar që të gjithë ata tatimpagues, 6500 që kanë parapaguar detyrimin tatimor do duhet t’i kthehet. Ata që nuk e kanë paguar duke pritur vendimmarrjen e GJK do t’ju zërohet detyrimi që i është krijuar në sistemin elektronik.



