
Të paktën një e katërta e popullsisë që është pjesë e BE-së ka marrë një dozë të vaksinës së koronavirusit. Lajmin e njoftoi Kimisioni Europian, ndërsa sipas Agence France-Presse, më shumë se nëntë përqind e popullsisë janë vaksninuar me të dyja dozat.
“Vaksinimi po përshpejtohet në Evropë – ne sapo kemi tejkaluar 150 milionë vaksinime… Deri në korrik, ne do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70 për qind të të rriturve në Bashkimin Evropian” shkroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen në Twitter.



