
Analisti Engjëll Musaj deklaroi në MCN Live se ka 15 vjet që është punuar për shkatërrimin e Partisë Demokratike. Musaj tha se ka informacione që një pjesë e atyre që janë në grupin parlamentar demokrat kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.
Prandaj u katandis në këtë gjendje PD-ja, sepse ata njerëz që u vendosën nga Basha u vendosën për një ditë të keqe, të projektuar edhe nga faktorët ndërkombëtarë. Janë pasardhësit dhe pinjollët e tyre që duan pushtet afatgjatë. Basha vuri njerëz anonimë, shumica e atyre deputetëve s’kanë asnjë përkrahje në popull. Në shkatërrimin e PD ka 15 vjet që është punuar, nga shërbime të mirëspecializuara. Kam informacion nga burime tepër të sakta, sesi një pjesë e drejtuesve të PD, nga këta që janë grupi parlamentar, një pjesë kanë probleme me të kaluarën. Nuk mund të mbash bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit që janë rekrutuar që ushtar. Di emrat dhe pseudonimet e tyre. PD duhet të jetë e hapur, por duhet t’i ngjisin shkallët sipas provës. Cilado parti, e Berishës, Bashës, nuk vjen vetëm në pushtet asnjëherë”.
Po ashtu Musaj tha se KOP-i në PD u soll nga ndërkombëtarët për të projektuar ngjarjet e vitit 2013-të, kur selia blu rizgjodhi kreun e ri të partisë. Kujtojmë që pjesë e grupimit të KOP-it në PD ishte edhe ish-kryetari Lulzim Basha.
Grupimi i KOP-istëve në PD erdhi nga faktori ndërkombëtar që projektonte atë që do ndodhte në 2013-ën. Në 2005 pa dëshirën dhe urdhrin që iu dha Nanos nga shërbime të caktuara që i kanë ardhur në zyrë, që s’do përdorurë Dushkun e madh, sepse këta i duam në pushtet. I lanë qëllimisht të bëjnë këtë rokadë”.
Ai u shpreh se marrja e kreut të shtetit nga kryeministri Edi Rama krijon kultin e individit.
Rama do zgjedhë një personazh që të jetë as majtas, as djathtas në imazh, por do ndjekë linjën e PS-së dhe do ta përdorë si mburojë, që t’u thotë të djathtëve ja zgjodhëm një politikan që ju përfaqëson të dyve”.



