Stresi sërish në polici, ka një thirrje për gazetarët (VIDEO)

Stresi sërish në polici, ka një thirrje për gazetarët (VIDEO)

Duket se reperi Stresi dhe drejtësia në vend kanë një marrëdhënie që s’ka për të marrë fund ndonjëherë. Pak minuta më parë ai ka shpërndarë në Instagram një video nga dhomat e paraburgimit në komisariatin Nr.4 në kryeqytet, video në të cilën ai ka kërkuar ndihmë.

Me fjalët e tij ai i drejtohet të gjithë gazetarëve që të ndjekin rastin e tij pasi është hera e tretë që e ndalojnë, sipas tij në mënyrë të padrejtë. Në video ai shfaqet bashkë me një shok, i cili është ndaluar gjithashtu.

Gjykata e dënoi disa ditë më parë Stresin me punë vullnetare pas një periudhe të gjatë në kërkim.

Mësohet se arsyeja e ndalimit të reperit ka qenë pikërisht kjo. Policia e Tiranës ka deklaruar se reperi është shoqëruar nga patrulla policore për verifikim, pasi emri i tij nuk ishte fshirë nga regjistrat e personave në kërkim.

Pas verifikimeve të kryera në komisariat reperi emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj është liruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy