Ligji për heqjen e qeseve plastike nga përdorimi duket se ka dështuar. Në çdo treg dhe biznes në vend ato janë të pranishme.
Kjo konfirmohet edhe nga qytetarët të cilët thonë se i gjejnë lehtësisht. Por nuk mungojnë ata që janë ndërgjegjësuar dhe përdorin trastat, i konsiderojnë të mira jo vetëm për mjedisin, por edhe të pasta për shëndetin e tyre.



