Princesha japoneze heq dorë nga titulli për dashurinë, çfarë po ndodh me familjen perandorake

Princesha japoneze heq dorë nga titulli për dashurinë, çfarë po ndodh me familjen perandorake

Princesha japoneze Mako, më e madhja nga mbesat e perandorit Akihito, do të heqë dorë nga statusi  mbretëror për t’u martuar me një ish-shok klase.

Mediat japoneze shkruajnë se kjo martesë do ta rrudhë familjen mbretërore, pasi sapo ajo të kryhet, princesha nuk do të gëzojë asnjë nga privilegjet që i jep statusi.

Kabineti qeveritar pritet të aprovojë një ligj të premten, i cili i jep të drejtë akihitos 83-vjeçar të heqë dorë nga froni, çka do të përbënte abdikimin e parë në 200 vitet e fundit për një perandor japonez.

Miratimi i ligjit vjen pas deklaratës së vetë perandorit në fund të vitit të kaluar, kur ai u shpreh se mosha e thyer i krijonte pasiguri për përmbushjen e detyrës së tij.

Por në ligj nuk do të jepet hapësirë për çështjen e shumëdebatuar të trashëgimtarëve të fronit, një lëvizje që konservatorët druajnë se do të bëhet hapi i parë drejt lejimit të femrave për ta trashëguar atë.

I pyetur në lidhje me mungesën e trashëgimtarëve, shefi i kabinetit, Yoshihide Suga, është shprehur në një konferencë shtypi se “nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë për t’i dhënë vendit trashëgimtarë të fronit që garantojnë stabilitetin e perandorisë”.

Në Japoni janë vetëm katër trashëgimtarët e fronit: dy djemtë në moshë të mesme (dhe me gra mbi 50 vjeçe) të perandorit Akihito, vëllai tetëdhjetëvjeçar i këtij të fundit dhe princi Hisahito, nipi 10 vjeçar.

Akihito ka vetëm 1 nip dhe 3 mbesa. Rrudhja e familjes mbretërore, që pasqyron edhe rënien e numrit të popullsisë japoneze, ka shtuar hamendësimet se princi më i vogël mund të jetë i fundit në familjen mbretërore. / The Independent / G.S. /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy