'Bashkimi' i PD/ Kalemaj: Nëse vula rri me Bashën, i mundshëm krijimi i formacionit të ri politik, Berisha kryetar i saj, Bardhi, shef i ri i GP (VIDEO)

'Bashkimi' i PD/ Kalemaj: Nëse vula rri me Bashën, i mundshëm krijimi i formacionit të ri politik, Berisha kryetar i saj, Bardhi, shef i ri i GP (VIDEO)

Zhvillimet e fundit në PD, dhe diskutimet e shumta në tryeza me numër të madh deputetësh të opozitës, për politologun Ilir Kalemaj, i ftuar në MCN live, nënkuptojnë një lloj ribashkimi të një pjesë të konsiderueshme të PD-së.

Zhvillimet e fundit në PD po bëjnë fjalë për një lloj ribashkimi të një pjesë të konsiderueshme të saj sepse pamë plot katër ftesa të  deputetëve të opozitës të cilët u mblodhën në një tryezë dhe jo vetë të tyre por edhe të aleatëve.

Pamë poashtu takim të Bashës me Dukën e Shehin që pak a shumë në mediat pro tij u interpretua si një interpretim që aleatët do ishin me të, pro menjëherë ka qenë i menjëhershëm reagimi i Shehit kur tha se kjo nuk ishte si mbështetje për z.Basha, por ishte një takim në kuadër të votave bashkë për reformën zgjedhore dhe konfirmuar qëndrimin duke shkuar te tryeza tjetër e thirrur nga z.Bardhi, i cili poashtu u shpreh për faktin se gjithashtu se në të mirë të demokratëve përfaqësimi më i mirë i demokratëve që është ai i GP të PD, i vetmi që gëzon legjitimitet, janë këtu sot dhe nat5rysit të pasur rreth 50 deputetë të mbledhur bashke, pavarësisht se nuk kanë rënë dakord për një sigël kanë rënë dakord të funksionojnë si një grup parlamentar dhe të bëjnë Gaz Bardhin si sheh i GP.

Kalemaj tha se teksa Gjykata do të vendos nëse vula do ti takojë partisë së Lulzim Bashës, opsioni i mundshëm është krijimi i një formacioni të ri politik.

Sipas tij, ajo që dihet me siguri është fakti se Sali Berisha do të jetë kryetar i saj dhe Gaz Bardhi, shef i ri i GP.

Ne nuk e dimë nëse Sali Berisha  do të krijojë një sigël të re ose parti të re, është edhe logjike që nëse Gjykata vendos përfundimisht që vula të qëndroj në partinë e Lulzim Bashës, atëherë të krijojë një parti të re, formacion të ri politike sepse nuk mund të qëndroj gjithherë me PL, si garantuesja e procesit zgjedhor, kështu që kjo mund të ishte rruga.

Nëse do krijohet kjo parti, atëherë kjo parti do të kishte kryetar Berishën, mund të kishte një tjetër kryeministër kandidat por ajo që dihet me siguri është se Gaz Bardhi do të jetë shef i ri i GP dhe Berisha, kryetar i këtij formacioni, nëse krijohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy