
Uashingtoni do të vendosë tarifa të reja për produktet me prejardhje nga Bashkimi Europian, me vlerë 4 miliardë dollarë. Tarifat do të prekin 89 produkte si mishi, djathi, makaronat, frutat,kafeja dhe uiski. Ndërkohë që vendimi vjen fill pasi Brukseli nënshkroi marrëveshje tregtare me Amerikën Latine dhe Vietnamin.



