Një vajzë në Australi nuk mund t’u besonte syve kur pa një mëngjes se në llogarinë e saj, paratë ishin shumëfishuar.
Clare Wainëright, një ditë të bukur zbuloi se në llogarinë e saj ishin hedhur 19 milionë dollarë… gabimisht.
Në shtator Banka Kombëtare e Australisë i kishte dërguar një letër ku i konfirmonte rimbursimin prej 1900 dollarësh, por…lekët që iu shtuan në llogari ishin plot 19 milion dollarë.
Në këto kushte shumë do kishin vendosur t’i shpenzonin menjëherë paratë, por Claire vendosi të priste. “Duke qenë një praktikante avokate, nuk më dukej e drejtë të përfitoja nga gabimi. Jam e bindur që të luaja pisët, nuk do të kishte funksionuar”.



