Krishtlindja u kremtua edhe në Korçë.
Siç njofton për MCN live, korrespondentja Sara Kovaçi, fluksi i të ardhurve për të festuar në Korçë, sivjet është në rritje.
Ka pasur dyndje të të ardhurve për të festuar. Nga burimet tona vetëm ditën e djeshme kanë mbërritur nga Dogana e Kapshticës, 6735 shtetas dhe në dalje mbi 220, ndërkohë që sot ka më pak.
Shumica janë vendas, por ka edhe turistë, gjatë ditës ë djeshme nga fluksi ka pasur më shumë emigrantë, qytetarë të Korçës, që kanë ardhur nga Greqia vetëm për të festuar Krishtlindjen këtu.
Ndërsa nga Lezha, korrespodenti i MCN live, Juli Sinani, poshtu përshkruan atmosferën festive të Krishtlindjeve.
Qindra besimtar katolik ju bashkuan ritualit fetar të lindjes së Jezu Krishtit në katedralen e Shën Nikolli, ndërsa mesha e shenjte e mbrëmjes të së dielës u drejtua nga ipeshkvi i dioqezës së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale.
Mesha e e shenjtë e krishtlindjes në Lezhë zgjati deri në mesnate e më pas besimtaret u shpërndanë duke uruar njëri-tjetrin për më shumë paqe e begati.
Ajo çfarë u vu re këtë vit ishte prezenca e lartë e qytetareve në kishë dhe jashtë saj të cilët ndjekin ritualin fetar, ndërsa për të shmangur kaosin rruga përballë katedrales u bllokua nga policia.



