Hapet autostrada, ARRSH “bllokon” një tjetër segment rrugor (VIDEO)

Hapet autostrada, ARRSH “bllokon” një tjetër segment rrugor (VIDEO)

Ndërsa  punimet për rikonstruksionin e autostradës Tiranë-Durrës kanë perfunduar, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar rifillimin e punimeve në një tjetër segment rrugor. Bëhet fjhalë për ndërhyrjen në segmentin rrugor, Degëzimi-Vorë- Fabrika e Tullave në kuadër të projektit të mirëmbajtjes.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se rehabilitimi për këtë segment do të nisë të hënën, në orën 06:00 të mëngjesit dhe se për këtë sipas ARRSH-së dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut, për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Sakaq ARRSH dhe Policia Rrugore ka bërë publike edhe internerarin që drejtuesit e automjeteve, do të duhet të ndjekin për lëvizjen dhe shmangien e trafikut si më poshtë:

1.Mjetet e  rënda që vijnë nga Veriu në drejtim të doganës së Tiranës do të vijojnë normalisht nga Fushë Kruja në Doganë dhe do të kthehen përsëri nga i njëjti segment rrugor.

2. Automjetet e  rënda që vijnë nga Veriu në drejtim të portit të Durrësit dhe Jug do të përdorin segmentin Fushë Krujë – rreth rrotullimi Kamëz  – Durrës.

3. Trafiku i mjeteve të renda nga Jugu, në drejtim të veriut do të përdorin segmentin rreth rrotullimi i Kamzës – Fushë Krujë.

4. Drejtuesit e autoveturave do të vijojnë normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës.

5. Transporti i udhëtareve ne të dy drejtimet do të përdorin segmentin e rrugës së aeroportit të Rinasit dhe mbikalimit te Kasharit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy