Gjykata vendos masën "arrest me burg" për Alda Klosin

Gjykata vendos masën "arrest me burg" për Alda Klosin

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-zyrtaren Alda Klosi, duke refuzuar kërkesën për “arrest shtëpie”.

Kujtojmë që Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve të policisë.

 

(10:30) “Mund të manipulojë dëshmitarët dhe të ndikojë te provat”, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Alda Klosin

Gjykata dhe Prokuroria ka bërë verifikimin e gjeneraliteteve për ish-zyrtaren nën hetim Alda Klosi dhe më pas do të vijojë seancën në Gjykatën e kryeqytetit.

Gazetari i MCN TV Arsen Rusta ka mësuar se "organi i akuzës ka indicie dhe prova të arsyeshme për të vendosur një masë arresti me burg. Kërkesa e Prokurorisë është që Klosi duhet të qëndrojë në qeli pasi ka akses që të manipulojë dëshmitarët dhe të ndikojë te provat".

Vlen për t’u theksuar fakti se Klosi ka mospërputhje në deklarime me pastruesen Rozeta Dobi si dhe mospërputhje në deklarime me vëllanë e saj.

MCN Live e ka pyetur avokatin Ilirjan Mujo se cila është sëmundja, apo patologjia që ka Alda Klosi në këto momente. Ai u përgjigj se "do të duhet të pyesni mjekët", por prej 48 orësh Alda Klosi qëndron në Urgjencën e QSUT me argumentin që nuk ndihet mirë. Fillimisht ka pasur gjendje shqetësuese të ankthit, panikut, të shoqëruar me hipertension, por tani nuk dihet se për çfarë po trajtohet.

Sipas hetuesve të gjitha paratë janë marrë në shtëpinë e Alda Klosit, ndonëse kjo e fundit ka pranuar vetëm 120 mijë euro.  Rozeta Dobi edhe në banesën e vëllait të Alda Klosit dhe 8 shtëpi të tjera, thotë se ka parë shuma të konsiderueshme parash. “Nuk ka lidhje djali im”, është shprehur Rozeta Dobi, duke shfajësuar të birin nga kjo histori. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy