Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosur fillimin e procedurës përzgjedhëse të kandidatëve jomagjistratë që kanë shprehur interes për pozicionin e inspektorit, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
“Me lehtësimin e kufizimeve, edhe institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, po riaktivizon proceset e punës së mbetura pezull, mes të tjerash, edhe rekrutimin e inspektorëve”, njofton ILD.
“Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka publikuar në faqen zyrtare listën e kandidatëve, që kanë shprehur interes për 6 pozicionet si inspektor jo magjistrat pranë zyrës së ILD. Për procedurën dhe kriteret e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve jomagjistratë për pozicionin e inspektorit pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ata kanë 10 ditë kohë për të tërhequr dosjen e aplikimit. Ky është hapi i parë procedurial për të vijuar me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve”, thekson ILD, që ka publikuar dhe listën e 30 kandidatëve.
Për të vijuar me kryerjen e procedurave dhe veprimeve ligjore të përzgjedhjes së kandidatëve, secili kandidat ka detyrimin për t`u paraqitur pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, me adresë: Bulevardi “Zogu I”, Tiranë (godina e Këshillit të Lartë Gjyqësor) jo më vonë se 10 ditë nga dita e njoftimit të tij në mënyrë individuale. Ky veprim procedural është hapi parë pa të cilin nuk mund të vijojë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve.
Për fillimin e procedurës përzgjedhëse të kandidatëve jomagjistratë që kanë shprehur interes për pozicionin e inspektorit, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë: Sonila Bejtja, Joana Asimi, Kaltër Serreqi, Ardita Alsula, Lindita Troja, Artan Ballabani, Sabina Meta, Denis Martupolla, Genti Plaku, Petrit Kaja, Dritan Lena, Aleksandër Toma, Saimir Hoxha, Joana Kushe, Rozeta Ivanova, Ardit Çela, Alma Tafani, Indrit Shtupi, Besnik Maho, Hajdar Noka, Fjona Zaçaj (Zenelaj), Gentian Mete, Ariana Gaçi, Etleva Nozlli, Sofia Zhilla, Florjan Beqaraj, Lindita Rexho, Fatmir Hoxhaj, Albert Kazia dhe Andi Muratej.



