Armando Bora në Zululand: “Qejfharami është një teatër polifonik; unë jam regjizor që pres vetë biletat”

Armando Bora në Zululand: “Qejfharami është një teatër polifonik; unë jam regjizor që pres vetë biletat”

“Atë që unë kam vënë në skenë do ta quaja një teatër polifonik”, tha Armando Bora në bisedën që bëri sot me Mustafa Nanon në Zululand, duke iu referuar vënies në skenë të “Qejfharamit”. Nano vetë, që e kish parë shfaqjen e konsideroi një ekperiment të fortë nga fillimi deri në fund, me idenë për të përzjerë periudhat historike, personazhet e historisë, narrativat historike, e deri me faktin që shfaqja jepet në arenën e cirkut të Tiranës.

Armando Bora ka vënë në skenë një numër shfaqjesh në Teatrin e Metropolit, duke punuar në mënyrë të veçantë me aktorët Alfred Trebicka e Rozi Kostani. Qejfharami nuk është pjesa e parë që ai e ka shkruar vetë, dhe në këtë kuptim ai është afirmuar edhe si dramaturg.

“Unë dua të krijoj një teatër social, ku të gjithë të ndihen sit ë barabartë e ku regjizori e aktorët të dalin prej statusit të tyre”, tha midis të tjerash Bora.

“Fjala vjen, unë vetë jam regjizor, por s’e kam patur për gjë të bëhem edhe biletashitës. Nga ana tjetër, ne po mendojmë që një pjesë të parave që mblidhen nga shitja e biletave t’ua japim njerzve në nevojë”.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy