
Pedagogia Mimoza Manxhari foli sot nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV për protestën e studentëve duke e përshkruar atë si një amalgamë grupesh që i mungonte organizimi që më pas solli keqpërdorimin.
Manxhari u shpreh se aktualisht është shumë e zemëruar sepse shteti po keqpërdor shoqërinë, nuk e respekton individin dhe po krijohet kaos dhe indinjim. Sipas saj sot ka pathos politik, por jo maturi për të bërë më të mirën për shoqërinë.
“Ishte një amalgamë grupesh që i mungonte organizimi që më pas solli keqpërdorimin. Unë nuk jam shumë e revoltave por kur gjërat arrijnë në pikën që të cënohen ekujlibrat edhe protestat duhet mbështetur për të pasur arritje pozitive. Nga ajo protestë pati një lloj sensibilizimi. Do duhej që qeveria të mos sensibilizohen nga zhurma dhe protesta. Qeveria duhet ta shmangë flakën. Unë jam larg politikës, por edhe kundra. Nuk jam pjesë e asnjë force politike, nuk jam fare e politikës. Unë si intelektuale që respektoj shikoj që ka çoroditje, veprime partizane apo guerrilse. Revoltohem se ka pathos politik por jo maturi për të bërë më të mirën. Çdo njeri nëse i prishet një ekujlibër patjetër që do mobilizohet. Unë respektoj por nuk dua të shkelem. Aktualisht jam shumë e zemëruar sepse shteti po keqpërdor shoqërinë, nuk e respekton individin dhe po krijohet kaos dhe indinjim që tek fëmijët. Ka shumë gjëra që nuk më pëlqejnë, tha Manxhari.



