Në fund të këtij muaji në Shqipëri nis shtrimi i tubave nëpër të cilat do të kalojë gazi i sjellë nga Azerbajxhani nëpërmjet projektit TAP.
Në të gjithë aksin që kalon në Shqipëri do të vendosen mbi 13 mijë tuba me diameter 1.2 metra, dhe puna për shtrimin e tyre do të nisë nga Fieri ku dhe është dalja e projektit për në Itali.
