
Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore.
Por parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites gradualisht kthjellimet të bëhen dominuese në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Jugore dhe Skandinavia do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, ku më të dukshme kthjellimet parashikohet të jenë në brigjet e Egjeut.
Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu do të paraqitet pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Britania e Madhe.
Gjithashtu me mot të vranët dhe reshje të konsiderueshme dëbore do të jetë Europa Lindore.



