Thirrja e MAS: Mbani temperatura konstante dhe ajrosni klasat, prioritet shëndeti i nxënësve

Thirrja e MAS: Mbani temperatura konstante dhe ajrosni klasat, prioritet shëndeti i nxënësve

Temperaturat e ulëta në vend dhe pandemia janë parë nga Ministria e Shëndetësisë si problematike për mbarëvajtjen e mësimit në shkolla.

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Arsimit i bën thirrje institucioneve të ruajnë një temeperaturë konstante në klasa dhe të ajrosin 5-6 herë në ditë ambientet ku zhvillohet mësimi, në pamundësi për të mbajtur gjithë kohës dritaret e hapura për shkak të ngricave dhe temperaturave të ulëta.

NJOFTIMI I PLOTË
Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndiejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës.
Më saktësisht, në të shprehet qartë se: “DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”.
Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy