Gazetari Xhevahir Zhabina thotë se çdo gjë është e gjurmueshme, lë gjurmë dhe agjencitë amerikane kanë mundur të gjurmojnë.
Duke komentuar për edicionin e lajmeve në MCN, deklaratat e ambasadorit amerikan Eric Wendt se provat e krimit dhe korrupsionit ndodhen në serverat amerikanë, ai u shpreh se pritet një hetim serioz nga SPAK dhe BKH dhe se SHBA do jenë aty me informacione dhe me të dhënat që disponojnë.
Sipas tij, mbështetja amerikane është një shtysë shumë e madhe për prokurorët dhe gjyqtarët.
Zhabina u shpreh se agjencitë amerikane kanë kapur shumë transaksione parash apo qoftë në kriptovaluta dhe se reagimi i ambasadorit lë të kuptohet që këto të dhëna disponohen.
Informacione, servera, të dhëna që ata mund të kenë, nëse këto të dhëna vihen në punë nga SPAK dhe BKH do çojnë përpara hetimet kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Është nga informacionet e dorës së parë dhe do jetë e pamundur të aksesohet.
Me këtë deklaratë ambasadori i SHBA i besoi investimit më të madhe që ka bërë, SPAK dhe BKH. Interes shumë të mëdha ambasadori kishte dhe për luftën kundër korrupsionit, ai iu drejtua investimit të tyre më serioz që kanë në Shqipëri, amerikanët duan të jenë pjesë e investimeve më serioze në Shqipëri.
Por në situatën ku ndodhet aktualisht Shqipëria, me një shtet jofunksional ligjor, ka bërë që investitorë seriozë amerikanë, të stepen kur vjen puna për investimet në Shqipëri. Por Shqipëria ka interes për amerikanët. Pritet një hetim serioz nga SPAK dhe BKH dhe më pas vendime gjyqësore dhe SHBA do jenë aty me informacione, me të dhënat që disponojnë.
Kuptohet që database amerikane e informacionit, ka zyrtarë shqiptarë të përfshirë në korrupsion. Mjafton që SPAK dhe BKH të kërkojë informacion në mënyrë ligjore, të nisin një hetim serioz. Si fillim duhet të ketë vullnet nga SPAK dhe BKH dhe më pas të shkohet drejt provave konkrete për të goditur dy fenomenet kryesore, korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Agjencitë amerikane kanë kapur shumë transaksione parash apo qoftë në kriptovaluta. Nga ky reagim kuptohet që këto të dhëna disponohen. Por ambasadori tha se duhet një lloj ngutshmërie se provat mund të jenë për pak javë apo muaj. Çdo gjë është e gjurmueshme, çdo gjë ka lënë një gjurmë dhe agjencitë amerikane kanë mundur të gjurmojnë.
Çdo gjë është e gjurmueshme dhe këtë e treguan dhe platformat Sky ECC apo platforma të tjera të enkriptuara. Këto të dhëna janë aty dhe prokuroria duhet të ketë vullnetin për ti kërkuar në mënyrën e duhur ligjore. Ajo që bën përshtypje është se interes të shtuar për amerikanet bën dhe korrupsioni.
Fokusi i amerikanëve është dhe te korrupsioni dhe hetimi i këtyre çështjeve bën interes të madh për amerikanët. E gjithë hierarkia që merret me proceset e tenderimit në Shqipëri, është pjesë e hetimit. Por KPP e cila është një lloj gjykate pasi mbaron një tender në APP, KPP është ajo që i vendos vulën.
Aty vendoset përfundimisht se cila kompani do e fitojë një tender. Është dhe KPP pjesë e këtyre hetimeve dhe informacioneve, se nuk po flasim vetëm për zyrtarë, por dhe për mënyrën se kur fillon dhe manipulohet një tender.
