Hard disk-u i zhdukur në seli, Kume: Meta ka akuzuar njerëz të brendshëm të PL  (VIDEO)

Hard disk-u i zhdukur në seli, Kume: Meta ka akuzuar njerëz të brendshëm të PL (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume zbuloi në MCN Live se në lidhje me hard disk-un e zhdukur në selinë e Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar njerëz të brendshëm të partisë.

Ndër të tjera Kume tha që Meta po e ndryshon fokusin nga rinia te pensionistët, duke parë që shumë të rinj janë larguar nga vendi. Sipas Kumes Meta e ka të vështirë që deri në 2025-ën të arrijë nivelin e LSI-së.

Braimllari tha që LSI është krijuar në një frymë bashkëpunimi. Por në momentin që kishin pak pushtet, shumë deputetë apo figura kaluan së në PS, u bënë deputetë, ministra, por ikën. Ka qenë frymë e mbledhur te pushteti, apo kanë pasur parimin për të bërë diçka ndryshe. Është kjo ajo që do të kundërshtojë Meta?! Apo ka qenë kundër politikave të bashkëshortes së tij?!”.

Që nga koha kur ishte President, Metës iu krijua një ide se mund të shkonte përtej LSI-së, vetëm për shkak të protestës së 2 marsit. Metës iu krijua një iluzion. Kur bëri ndryshimin në Partinë e Lirisë, pa që gjendja ishte ndryshe. Kur krijoi PL pati një periudhë 6 mujore, një heshtje totale. Ka nuhatur diçka z.Meta, fakti që kanë ikur shumë të rinj. Po e ndryshon fokusin nga rinia te pensionsitët, te këta që kanë mbetur në Shqipëri. Për të arritur në nivelet e LSI-së deri në 2025-ën unë them se është shumë larg, por z.Meta është nga ata politikanë që i ka kontaktet e veta. Ne kemi krijuar disa mite të liderëve, Rama-Berisha-Meta, që është e vështirë ndoshta të arrihet nga politikanët e rinj. Në draftin e z.Meta ka që të fusë si nen që të heqë nepotizimin.

Unë kam dëgjuar thashetheme politike që Meta akuzon njerëz brenda selisë së partisë. Te selia nuk shkon një anëtar i thjeshtë. Unë di që z.Meta ka qenë në një aktivitet dhe ishte koha që do dilte në transmetim live. Ai aktivitet nuk doli Live, bëri atë hulumtimet e tij, dhe nxori pretendimet që është dezertuar nga brenda”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy