Opinion / Pse Berisha zgjodhi Sherefedin Shehun për Dibrën?

Opinion / Pse Berisha zgjodhi Sherefedin Shehun për Dibrën?

Simbolika dhe domethënia e një kandidati që e ka emrin në dosjen e ‘Rrugës së kombit’

 

 

Zamir Alushi

A nuk mundej Partia Demokratike të gjente një kandidat me CV të pastër për bashkinë e Dibrës? Ish-këshilltari i kryeministrit Berisha, gjatë kohës që ka shërbyer si zëvendësministër i Financave ka firmosur pa tender një kredi tregtare për Rrugën e Kombit, me interes 13.3%. Kjo shkelje është kallëzuar penalisht. Pavarësisht nga konkluzioni i hetimit, i cili deri tani nuk është bërë publik, dihet se të gjitha shkeljet lidhur me Rrugën e Kombit janë urdhëruar nga ish-kryeministri Berisha. Në këtë dosje, më parë është përfshirë edhe Lulzim Basha, për të cilin u pezullua gjykimi për tejkalim të afateve, por jo se nuk ishte përgjegjës. Shkeljet e kësaj dosjeje, pjesë e aferës së Rrugës së Kombit, kanë marrë ‘mburojë kolektive’ duke u miratuar në Këshillin e Ministrave dhe në Kuvend. Kjo kleçkë juridike mund t’i mbrojë këta politikanë para gjyqit, por jo para opinionit publik.

 

Duke iu përgjigjur pyetjes së ngritur më lart, dallohet qartë se zgjedhja e Shehut si kandidat ka një simbolikë politike. Berisha, duke mos e pasur ndërgjegjen të qetë, vazhdon të mbrojë bëmat e së shkuarës, duke promovuar dhe testuar në opinion njerëzit që ka përdorur në ato vite. Kështu, i duket sikur pastron emrin e vet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy