Buxhuku: Hekurudhat, vendim politik i BE-së që lidh Shqipërinë dhe vendet e rajonit me tregun e saj

Buxhuku: Hekurudhat, vendim politik i BE-së që lidh Shqipërinë dhe vendet e rajonit me tregun e saj

Komisioni Europian ka miratuar së fundmi, 120.5 milionë euro për Shqipërinë dhe 226.5 milionë për Malin e Zi, si pjesë e një pakete investimesh prej 680 milionë euro për Ballkanin Perëndimor.

Këtë fakt, për "MCN economy", eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku, e konsideron konkretizim të vendimit politik të BE, për ti parë hekurudhat përtej interesit ekonomik të një vendi.

Fakti që BE financon në rrjetin hekurudhor shqiptar, praktikisht do të thotë se ai e ka marrë vendimin politik, që të gjitha vendet e rajonit shpejt do jenë pjesë përbërëse e BE.

Pra, hekurudhat duhen parë përtej interesit ekonomik të Shqipërisë. Është interesi i BE që e përfshin Shqipërinë dhe vendet tjera të rajonit brenda rrjetit hekurudhor evropian. Këtu është leverdia dhe vlera e vërtet e hekurudhës, nuk është thjesht brenda për brenda tregut dhe territorit  shqiptar.

Pra, kemi konkretizim të vendimit politik të BE-së që financon në ata sektor të cilët lidhen drejtpërdrejtë me tregun e BE-së, pra, me ata vetë.

Është financimi që këta bëjnë në rrjetin hekurudhor të Shqipërisë të Malit të Zi, ato marrin vlerën e tyre të vërtetë kur shërbejnë si vertebra lidhëse me ekonominë e BE-së.

Sipas Buxhukut, hekurudhat do të përafrojnë Shqipërinë dhe rajonit për tu futur në BE.

Kemi të bëjme me gjymtyrë të munguar të ekonomisë shqiptare me atë rajonale dhe evropiane. Është si të thuash vlera e Rrugës së Kombit që bashkon dy pjesët e kombit shqiptarë, jo thjesht në kuptimin fizik por edhe atë tregtar, ekonomik. E njëjta gjë edhe për hekurudhat.

Por tashmë jo vetëm brenda përbrenda rajonit, por të shtrira në projektin e madh ekonomi brenda BE-së, për një kohë të shpejtë mesa duket. Dhe ata marrin këto masa infrastrukturat bazike po shtrohen rrugët që do ta përafrojnë Shqipërinë dhe rajonin për tu futur në BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy