
45 filma nga 22 shtete pritet të shfaqen përgjatë festivalit të shkurtër të filmit ‘Korça Short Film Festival’, i cili ngriti siparin në qytetin juglindor, në vitin e 11-të të organizimit.
Gledis Bica, drejtor i “KO:SH Film Festival” tregoi përmes një lidhje “Skype” me studion se festivali do të zgjasë 5 ditë duke shtuar se gara zhvillohet në katër kategori.
Bica tha se Korça ka infrastrukturën e duhur dhe publikun artdashës për një festival të tillë.
Korça e ka infrastrukturën e duhur, ka dhe publikun artdashës. Në vitet e fundit ka pasur shumë përmirësim të infrastrukturës, ka vende dhe hapësira që mund t’i përdorësh. Përveç kësaj është edhe publiku. Nuk mund të përqendrohet çdo gjë kulturore vetëm në Tiranës. Menduam se ku më mirë sesa në Korçë.
Më datë 21 shtator, ora 11:00, në kinema “Majestik” do të shfaqet programi për fëmijë, i cili përbëhet nga 8 filma të shkurtër të përshtatshëm për moshat 7-11 vjeç.



