
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka shprehur mirënjohjen për shërbimet ruse të sigurisë, të cilat paralajmëruan Beogradin për planet për trazira në kryeqytet.
Demonstruesit tentuan të hyjnë në ndërtesat qeveritare në Beograd të dielën në mbrëmje, në atë që presidenti serb Aleksandar Vuçiç e quajti një tentativë për revolucion.
Ndërsa Vuçiç fillimisht falënderoi "shërbimet e huaja" të paidentifikuara që i lanë shërbimet e tij të sigurisë "të dinin saktësisht se çfarë po përgatitnin banditët". Brnabiç më vonë zbuloi se Beogradi ishte informuar nga Moska.
“Mendoj se është e rëndësishme, veçanërisht sonte, të ngrihemi për Serbinë dhe të falënderojmë shërbimet ruse të sigurisë që e kishin atë informacion dhe që e ndanë atë me ne”, tha Brnabiç për TV Pink të dielën mbrëma.



