Ndryshimet në Qeveri/ Se “ikën Lena e vjen Prena” nuk ka logjikë. I vetmi lajm, thyerja e ‘rekordit’ për përfaqësimin gjinor! (VIDEO)

Ndryshimet në Qeveri/ Se “ikën Lena e vjen Prena” nuk ka logjikë. I vetmi lajm, thyerja e ‘rekordit’ për përfaqësimin gjinor! (VIDEO)

Ndryshimet e reja në kabinetin Rama çuan në emërimin e ministrave të rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Politologu Ilir Kalemaj, në MCN live, vlerësoi si të palogjikshëm ndryshimet e bëra në kabinetin qeveritar, sipas të cilit nuk përbën as kabinet teknik e politik, porse vetëm anonim.

Sipas tij, i vetmi lajm që përbënte ky ndryshim, ishte fakti se u thye rekordi për përfaqësimin gjinor të gruas në kabinetin qeveritar.

Nuk ka asnjë logjike politike që bëhen as brenda radhëve as në përplasjet  mes tyre. Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse këtu është se duke u përqendruar debati në gjëra bajate, me shantazhe, nuk ka vend për alternativa, për ide, për platforma.

Pra këtu nuk ka vend për kritikë, as për PPP-të, a ka përgjegjësi penale, politike, në shëndetësi që janë dhënë 1.5 miliardë € për këto koncensionet, që janë para të taksapaguesve, e njëjta gjë për arsimin dhe për politikat e tjera publike.

Tani “se ikën Lena e vjen Prena”, këtu nuk ka logjikë. Logika do ishte nëse kryeministri që bëri kabinetin e tij të tretë, ishte kabinet ky politik, jo, ishte kabinet teknik, jo, çfarë ishte ky, ishte një kabinet anonim.

Aty gjysma e qeveritarëve ishin persona që mund ta kishin për  herë të parë në librezë që kanë qenë ministre dikur. Pra e vetmja gjë që prodhoj lajm ishte që ne arritëm të thyenin rekordin botëror të përfaqësimit gjinor në kabinet.

Sipas Kalemaj, kabineti qeveritar me këto ndryshime ka të vetmin ministër politik që është Taulant Balla.

Te emrat konkret vijmë, këtu u bë gjithë ajo Asamble e PS për të penalizuar një emër, Damian Gjinkui, i cili ishte njeriu që solli më shumë rezultat elektoral në të gjitha qarqet, pra fitoi 8:0 në Elbasan, ai duhet graduar.

Pastaj i bë gjithë kjo lëvizje në qeveri për të shkarkuar Olta Xhackën, ky ishte i vetmi shkarkim.

Normalisht këto nuk besoj që përbejnë lajme politike, këtu nuk u zgjodhën teknicientët më të mirë që ka vendi dhe nuk u zgjodh as pjesa e përfaqësimit politik që ka PS, i vetmi ministër politik që ka qeveria është Taulant Balla, të cilit sapo u bë ministre i hoqën prokurimet dhe i hoqën pushteti vendor, që të dyja bashkë janë para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy