Haradinaj: 2019-s nuk ishte vit i lehtë, por na bëri më të fortë

Haradinaj: 2019-s nuk ishte vit i lehtë, por na bëri më të fortë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një video-urim drejtuar qytetarëve, ka bërë bilancin e vitit 2019. Për Haradinaj, 2019 nuk ka qenë një vit i lehtë. Megjithatë, duke e parë si test të kaluar me sukses, Haradinaj thotë se Kosova e mbyll 2019-n më e fortë.

As për mua nuk ka qenë një vit i lehtë, kemi rënë në ato sfida që na testuan edhe dorëheqja, edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovën, test për demokracinë për të gjithë ne. Por e kaluam me sukses. Sot ne mund të themi se jemi më të qëndrueshëm. Sot ne mund të themi se kemi pavarësi energjetike, mund të themi se jemi më të fortë në siguri, rend dhe ligj. Policia, ushtria, AKI dhe gjyqësori janë më të qëndrueshëm”, ka deklaruar Haradinaj.

Në fund, kreu i qeverisë së Kosovës ka uruar në mënyrë të veçantë të gjithë ata që janë në krye të detyrës edhe në natën e ndërrimit të viteve.

Ju uroj një vit më të lumtur por gjithashtu i falënderoj edhe ata që janë në punë sot jo vetëm mjekët, zjarrfikësit jo vetëm gazetarët por të gjithë ata që na mundësojmë të kalojmë një ndërrim të moteve më të mirë”, ka thënë në fund Haradinaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy