Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Economy se paratë e fituara nga droga trafikantët duan tashmë t’i investojnë në vendet ku banojnë.
Sipas Bregut është ulur disi sasia e parave që vjen në Shqipëri.
Një pjesë bën një pjesë jo. Një muaj që të jesh roje në shtëpi bari ka filluar diku nga 3 sot është 6 mijë paund në muaj. 6 mijë paund në muaj ti je roje. Ai që është investitor është tjetër gjë. Po të shkosh në Kukës dhe Has e ke parë sa para kanë hedhur për të ndërtuar, i ke parë investimet, janë shtëpitë 3 katëshe. Nëse ka shtëpi të rrënuara, do të thotë se në atë shtëpi kanë pasur vetëm vajza. Vetëm Kukësi dhe Himara ende nuk ka ndarje të pronës, nuk ka tapi askush.
Absolutisht në ndërtim investojnë ata. Në ndërtim se s’dinë ata të bëjnë fabrikë kompostoje. Po të dinin ata fabrikë kompostoje do bënin atë. Shyqyr që u fut hoteleria që vajtën në hoteleri. Se ngelën duke blerë 3 apartamente edhe lokalin poshtë apartamentit që të thërrasin shokët. Kjo është ajo që ka ditur. Tani kanë filluar të bëhen të zgjuar. Nuk duan më lokale në Shqipëri, i duan jashtë. Ky është shqetësimi se duan të vendosen diku tjetër. Është ulur disi para për Shqipërinë. Duan të investojnë në vendet që banojnë.



