Një tërmet godet Romën, banorët kalojnë disa orë jashtë

Një tërmet godet Romën, banorët kalojnë disa orë jashtë

Një tërmet ka goditur Romën, mëngjesin e kësaj të hëne, teksa qyteti po përpiqet të përshtatet me jetën e re, pas bllokimit nga koronavirusi.

Tërmeti pati një magnitudë 3.3 dhe goditi në orën 5:03 të mëngjesit, me një epiqendër në Fonte Nuova, një qytet i vogël rreth 10 milje larg kryeqytetit.

Teksa nuk raportohet për lëndime apo dëme, zjarrfikësit rrëfejnë se njerëz të shumtë u dyndën rrugëve të tronditur. Banorët raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të thellë për rreth 30 sekonda para se të fillonte lëkundja, duke shkaktuar panik.

“Kishim frikë”, tha një dëshmitar anonim. “Ky është një moment i vështirë. Me tëmetin që ra s’do jemi më në gjendje të flemë”.

Roma nuk është e vendosur drejtpërdrejt në një zonë me aktivitet të fortë sizmik, por tërmete më të fortë në rajonet fqinje janë ndjerë shpesh në qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy