Vuhani do të hapë të gjitha shkollat ditën e martë

Vuhani do të hapë të gjitha shkollat ditën e martë

Qyteti kinez më i goditur nga koronavirusi ka vendosur të rihapë të gjitha shkollat dhe kopshtet këtë të martë, thonë autoritet lokale.

Rreth 2.842 institucione arsimore në të gjithë qytetin kanë vendosur të hapin dyert për thuajse 1.4 milionë studentë, njofton qeveria lokale.

Urdhra specifike janë dhënë pas këtij vendimi, ku të gjitha shkollat duhet të kryejnë stërvitje dhe seanca trajnuese për të ndihmuar në përgatitjen e shpërthimeve të reja. Gjithashtu, duhet të kufizojnë tubimet e panevojshme masive si dhe të paraqesin raportet ditore tek autoritet shëndetësore.

Studentë dhe mësues të huaj që nuk kanë marrë një njoftim nga shkolla e tyre nuk do të lejohen të kthehen.

Në qytetin qendror kinez, aty ku besohet të ketë origjinën edhe virusi Covid-19, numri i vdekjeve ka arritur në 3.869 persona dhe përbën më shumë se 80% të shifrës totale të viktimave në Kinë.

Vuhani i është rikthyer normalitetit që nga muaji prill dhe nuk ka raportuar ndonjë rast të ri me koronavirus që prej datës 18 maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy