
Në Rusi ky regjistrim po paraqitet kryesisht si provë se Gjermania po përgatitet të bombardojë urën e Krimesë duke përdorur raketat Taurus.
Mediet ruse madje publikuan artikuj duke argumentuar se bombardimi i urës nga gjermanët është shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare.
Gjermania është një lloj hallkë e dobët në Evropë në sytë e Moskës. Është toka është më pjellore për propagandën e saj.
Kjo është e rëndësishme për Moskën pasi fuqia ekonomike dhe ushtarake gjermane mund të jetë një ndihmë e madhe për Kievin dhe, për këtë arsye, duhet bërë gjithçka për të siguruar që vendi të jetë sa më i përçarë në mbështetjen e tij për Ukrainën.
Për një pjesë tjetër analistësh, propaganda ruse po përforcon krahasimin e luftës në Ukrainë me Luftën e Madhe Patriotike kundër nazistëve.
Si në vitin 1941, agresorët janë gjermanët, duke i sugjeruar popullsisë ruse se shkaku i konfliktit në Ukrainë është pikërisht si ai gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Berlini është përcaktuar nga autoritetet evropiane dhe organizatat e monitorimit të dezinformimit si "objektivi prioritar" në Evropë për operacionet ruse të dezinformimit.
Të gjithë ekspertët thuajse bien dakord se Moska ka arritur të mbjellë përçarje midis armiqve të saj, të diskreditojë kancelarinë gjermane dhe të pengojë përpjekjet e Ukrainës për të siguruar armatimin e nevojshëm të gjitha këto pa helmuar apo vrarë asnjë person të vetëm.
Gjermanët, sipas analistëve vendas, kanë frikë se Kievi mund t’i përdorë raketat e tyre për të sulmuar drejtpërdrejt Moskën, ndërkohë përkrahësit e dërgimit të raketave argumentojnë se Ukraina deri më tani nuk ka shkelur kufijtë e vendosur nga aleatët.
Edhe britanikët dhe francezët kanë rezistuar të dërgojnë raketa lundrimi në Ukrainë, pavarësisht kërkesave të shumta të Kievit.



