Teksa në Gjykatën e Posaçme pritet të shtunën shpallet vendimi për masën e arrestit të kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, kurioziteti është se si dhe ku do te zbatojë vendimin Berisha.
Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike dhe Sekretar i Përgjithshëm i saj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, tha se asgjë dhe askush nuk e ndalon atë të shkoj dhe të marrë konsulta të përditshme me Berishën në shtëpinë e tij pas vendimit të mundshëm.
Sali Berisha e supozoj që është zhytur komplet te dosja e Partizanit, çfarë lidhje ka këtu PD, ai është kryetar i saj. Derisa të vërtetohet që ka bërë apo s’ka bërë shkelje,
Po jua them unë, Berisha është dhe do të jetë kryetar i PD, unë jam deputet, dhe në cilësinë e deputetit mua nuk më ndalon askush, as në burg e lerë më në shtëpinë e kryetarit të PD-së, sepse unë s’po shkoj për të biseduar për asnjë çështje te dosjes.
Dhe unë do shkoj ta takoj përditë, njoftoje SKAPN të më dal çdo ditë te dera, do ta takoj, të bisedojë të konsultohem., dhe do ja përcjellë kryesisë çdo porosi që kryetari do të jap dhe strukturave.
Këtë gjë duhet ta ketë të qartë skapi, Edi Rama dhe kushdo tjetër. Unë do jem çdo ditë në shtëpinë e tij për ta takuar.



