Interpelanca/ Salianji: Çfarë masash keni marrë për për të frenuar krimin? Balla: 2023, niveli më i ulët i vrasjeve

Interpelanca/ Salianji: Çfarë masash keni marrë për për të frenuar krimin? Balla: 2023, niveli më i ulët i vrasjeve

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka kërkuar interpelancë me ministrin Taulant Balla. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Salianji u shpreh se nga operacionet e policisë nuk arrestohen drejtuesit e grupeve kriminale por shpërndarësit e drogës.

Salianji foli edhe në lidhje me rastin kur bashkëshorti i ministres Ibrahimaj plagosi vartësin e të shoqes, duke iu drejtuar ministrit Balla që të distancohet nga deklarata e Tonin Vocajt.

Pavarësisht ikjes dhe ardhjes së ministrave të Brendshëm, e njëjta situatë është në Policinë e Shtetit. ‘Për të luftuar krimin e bashkëpunuar nuk punojmë dot me policinë e Shtetit, për shkak të inkriminimit’. Kjo ishte deklarata e kreut të SPAK. Cilat janë masat që ka marrë qeveria për të frenuar krimin e organizuar.

A keni shifra, sa ka qenë kostoja në këto 8 vite që na miratimi dhe sa është numri i punonjësve që janë betuar në kuadër të ligjit të vettigut. A ka ministra në dijeninë tuaj që përdornin telefonat Sky? Ngjarje e rëndë e pa raportuar është që bashkëshorti i një ministre, i bën një punonjësi të ministrisë së Financave, për shkak të pozicionit të punës, që i kërkon që të dorëhiqet.

Ju duhet të distancoheni nga deklarata e Vocajt. Ai tha se nuk ishte kapur personi që bëri krimin, por nuk është kapur as sot. Përfshirja e Policisë me krimin, duket sikur sovraniteti i është lëshuar bandave.

Këtyre pyetjeve, Balla u përgjigj duke thënë se le të shërbejë kjo interpelancë si një llogaridhënie nga unë, ku veçoi si lajm të mirë certifikimin kombëtar të Shqipërisë si një destinacion i sigurt turistik.

Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë i një periudhë shumë vjeçare. Vende me nivele të larta sigurie… janë turistë të cilët ndihen të sigurt në Shqipëria. Fillojnë me fjalinë “siguria”, dalin  natën dhe nuk kanë frikë. Siç ndodh sot në disa kryeqytet evropiane ku nuk del dot natën. E kemi mbyllur vitin 2023 me 0 ngjarje kriminale fatale me vizitorët e huaj dhe duhet ta ruajmë këtë trend pozitiv.

Vizioni Shqipëria 2030 është te jemi kampion i sigurisë në Ballkan me 0 ngjarje kriminale. Ju kërkoj më shumë mbështetje për Policinë e Shtetit. Më 1 korrik do të rriten pagat e policisë. Rezultatet e krijuara deri tani është sundimi i ligjit ndaj krimit të organizuar. Në territorin  vendin tonë s’mund të ketë të fortë mbi ligjin.

Goditjet forta të grupeve kriminale vijon ë të intensifikohen çdo ditë. Viti 2023 shënoi dhe nivelin më të ulët të vrasjeve kriminale në Shqipëri. Gjatë 300 ditëve të fundit policia ka organizuar 1054 operacione duke çuar në 6693 të arrestuar, në sekuestrimin e armëve zjarri, lëndë plasëse dhe mos harroni që jemi një vend që vuajmë ende pasojat katastrofike të viti 1997.

Falë punës hetimore dhe ndërhyrjes në kohë kemi parandaluar shumë ngjarje kriminale që mund të kishin përfudnuar me jetë të humbura. Gjatë vitit 2023, janë goditur 28 grupe kriminale, 171 operacione policie, janë asgjësuar mbi 293 mijë bimë narkotike janë sekuestruar 4 tonë kanabis sativa, kokainë dhe heroinë dhe 11 mijë doza eustazi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy